Gonzalo Higuain golin me te bukur e shenon ne fundin e sezonit. Sulmuesi argjentinas u be baba duke festuar ne menyren me te mire titullin kampion te Serise A me Juventusin.
E fejuara e tij Lara Vehsler solli ne jete me lindje natyrale ne spitalin privat Siede Sapiente, vajzen e tyre.
Lara Vehsler, 27 vjeç, eshte modele dhe dizenjatore e veshjeve intime. Historia e dashurise mes saj dhe Gonzalo Higuain lindi kur sulmuesi ishte ende ne radhet e Realit te Madridit. Ajo e ndoqi ate kur u transferua te Napoli. Kur Higuain u transferua te Juventusi çifti perjetoi momente krize, por ne 2017 ata u rilidhen dhe tani erdhi ne jete femija i tyre i pare.
Sfidanti.al