Njoftimet janë kontradiktore, dhe duket se palët e interesuara po përpiqen të krijojnë mjegullnajë. Erling Haland është një nga sulmuesit më të kërkuar të Europës këtë moment, dhe pritet që fati i tij të zgjidhet maksimumi në janar. Juventusi, Mançester Junajtidi, Lajpcigu dhe Dortmundi janë klubet e interesuar për 19-vjeçarin që shkëlqeu pa masë për Salcburgun në Austri dhe në Champions.
Një lajm është që Juventusi mund të quhet në avantazh pasi agjenti Mino Raiola ka marrëdhënie të mira me kampionët e Italisë. Raiola solli De Ligtin në Torino, ndërsa më parë kishte sjellë Pol Pogbanë, që synon ta kthejë përsëri në Serinë A. Haland besohet se shtyhet edhe nga një arsye tjetër që të zgjedhë Juventusin, faktin se aty është Kristiano Ronaldo, dhe se ai do të dojë të stërvitet e të luajë me 34-vjeçarin e lavdishëm. Gjithsesi, kontradiktat nuk mungojnë pasi, ndërsa thuhet se Juvja ka bërë përparime, shtohet se Mançester Junajtidi dhe Dortmundi kanë më shumë avantazhe. Junajtidi sepse ka trajnerin Solskjer që e njeh personalisht Halandin, ndërsa Dortmundi sepse i premton kohë për të luajtur.
Sfidanti.al