Nga Spanja vjen nje tjeter lajm bombe; Zinedine Zidane eshte gati te behet pjese e bordit drejtues te Juventusit ne muajin tetor. Ajo e e publikon kete lajm te bujshem eshte ‘Libertad Digital’, sipas se ciles ish trajneri i Realit te Madridit eshte gati te beje te njejten levizje si Ronaldo dhe te kaloje te bardhezinjte si bashkepunetor i Paraticit.
Nje lajm ky qe i beri te enderrojne per nje moment tifozet e Juventus, por qe u pergenjeshtrua nga nje tjeter media spanjoll. Behet fjale per te perditshmen AS qe publikoi mohimin e ketij lajmi nga ana e klubit bardhezi i cili vuri me dukje se Paratici ka ne krah te tij ne rolin e keshilltarit pikerisht Pavel Nedved.
Sfidanti.al