Franca – 38 milionë dollarë, kurse Kroacia – 28 milionë

Në llogarinë bankare të përfaqësueses sëFrancës, pasi kjo e fundit fitoi titullin e kampiones së botës, duke mundur 4-2 në finale përfaqësuesen e Kroacisë, FIFA do të derdhë 38 milioë dollarë, ndërkohë që 10 milionë dollarë më pak do të shkojnë në arkën e Kroacisëdhe 24 milionë – tek ajo e Belgjikës që zuri vendin e tretë.

Sa për kujtesë: vendi i parë – 38 milione dollarë, ai i dytë – 28 milionë, i treti – 24 milionë, i katërti – 22 milionë, çerekfinalistët – 16 milionë, ata të 1/8-tës – 12 milionë dhe në fazën e grupeve – 8 milionë dollarë.

Në ndryshim me Botërorin e para katër viteve, fondi i shpërblimit, kësaj here, ishte 12 për qind më i madh, pra tani janë paguar 400 milionë dollarë, ndërkohë që në Botërorin e Brazilit ky fond ishte 358 milionë dollarë.

Sfidanti.al