Aleksis Sançez nuk i eshte bashkuar per momentin Mancester Junajtid ne SHBA per fazen pergatitore te sezonit te ri te ‘Djajve te Kuq’. Sulmuesit kilian iu refuzua dhenia e vizes dhe shkak eshte bere problemi ligjor me drejtesine spanjolle per evazionin fiskal.
Ne muajin shkurt, Sançez pranoi krimin fiskal dhe u denua me 16 muaj burgim, qe nuk do ta kryeje pasi nuk ka precedente. Sipas ligjit amerikan, nje person qe eshte i denuar per mashtrime nuk lejohet te hyje ne SHBA.
Nderkaq, avokatet e Sançez kane nisur punen per te gjetur nje zgjidhje per kete problem ne menyre qe Sançez te bashkohet me Mançester Junajtid ne SHBA.
Sfidanti.al