Më Londër u zhvillua ceremonia gala e organizuar nga FIFA për ndarjen e çmimeve për të mirët në fushën e futbollit gjatë vitit të kaluar. Ashtu sikurse edhe pritej, çmimi i lojtarit më të mirë në botë, “The Best”, iu dha mesfushorit kroat, Luka Modriç.
Si trajneri më i mirë u votua trajneri i përfaqësueses së Francës, Didie Deshamp, por, kur FIFA bëri publike listën e votave të kapitenëve dhe të trajnerëve, atëherë në sallë u bë kaos.
Më shumë kritika u lëshuan në drejtim të mbrojtësit të Juventusit, Xhorxho Kielini, sepse ky i fundit nuk i dha asnjë pikë trajnerit të vet, Masimiliano Alegri. Kielini u dha pesë pikë Didie Deshampit, tri pikë – Zinedin Zidanes dhe një pikë – Garet Sauthgejtit.
Sa i përket zgjedhjes së lojtarit më të mirë, më shumë pikë Kielini i dha Kristiano Ronaldos, ndërkohë që po kështu veproi edhe trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini.
Sfidanti.al