Inzagi luan “Kasandrën”: Favorit Juventusi, një hap pas.. Napoli

Lacio nuk pati fat me kalendarin e ndeshjeve këtë fillimsezoni të Serisë A, pasi ky ekip roman e nisi me humbje 1-2 ndaj Napolit në fushën e vet, ndërsa, më pas, atij i ra që të luante në Torino me Juventusin, ndaj të cilit humbi 2-0. I pyetur lidhur me atë se cilët ekipe janë favoritët kryesorë gjatë këtij sezoni, trajneri i Lacios, Simone Inzagi, pa asnjë mëdyshje, tha se edhe këtë sezon, ashtu si edhe në atë të vjetshmin, nuk do të ketë ndonjë ndryshim, Juventusi është favoriti nr.1 dhe një hap para të gjithë konkurrentëve të tjerë, duke veçuar midis tyre Napolin.
“Neve na takoi që t’i masnim forcat me këta dy ekipe që, ashtu si edhe në sezonin e kaluar, do të luajnë edhe këtë sezon të njëjtin rol. Këta dy ekipe udhëhiqen nga dy trajnerë të shkëlqyer, Alegri dhe Ançeloti”, vuri në dukje Inzagi, duke shtuar se Napoli ka një formacion të shkëlqyer, por Juventusi, sidoqoftë, është një hap përpara të gjithë të tjerëve”, vuri në dukje Inzagi.
Sfidanti.al