Sjellje “aliene” te Reali: Talentin e spikatur e kthejnë në Brazil!

Dukej se Vinisiusi e kishte vendin të garantuar në formacionin e Realit, duke qenë se ai luajti mjaft mirë gjatë turneut në SHBA, më saktë në Kupën Internacionale të Kampioneve. Pak kohë më parë, klubi “mbretëror” nxitoi që ta përfshinte atë në ekipin e parë, pasi lehtësia, me të cilën ai e përdorte topin, i entuziazmoi mjaft edhe tifozët. Por fillimsezoni nisi ndryshe. Vinisiusi filloi të luane me ekipin B të Realit në ligën e tretë dhe në këtë të fundit ai, duke qenë vetëm 18 vjeç, ishte futbollisti nr.1. Në ndeshjen derbi me Atletikon ai shënoi dy gola dhe i mundoi shumë mbrojtësit kundërshtarë që nuk e bënin dot zap.
Kështu që tifozët nuk e kanë të qartë se përse Lopetegi nuk i jep atij shans që të luajë në ekipin e parë, por informacioni më i fundit me siguri që i ka zhgënjyer edhe më shumë tifozët, pasi ky futbollist i ri i talentuar brazilian mund të kthehet në atdhe në janar, duke u dhënë hua të ndonjë klub i atjeshëm që ai të piqet atje, para se të kthehet te Reali. Ky opsion po shihet me seriozitet, qoftë edhe për shkak të faktit se në Brazil ai do të luante në stadiume që mbushen plot e përplot, në ndryshim nga liga e tretë spanjolle, ku edhe ndeshjet derbi nuk i shohin më shumë se 5000 tifozë, ndërsas, në përgjithësi, ndeshjet luhen para tribunave bosh.
Sfidanti.a