Hetimi tregoi se, në emër të radiotelevizionit kroat (HRT), ishin kërkuar 40 bileta për kampionatin botëror të Rusisë disa muaj para fillimit të tij, ndërkohë që zyrtarisht HRT-ja nuk kishtë bërë një kërkesë të tillë. Thuhet se komentatori legjendar sportiv i HRT-së, Drago Qosiç, ndodhet nën hetim, për shkak të pjesëmarrjes në shitjen në “të zezë” të biletave për ndeshjen finale të Botërorit mes Kroacisë dhe Francës. Çmimi për këto bileta arrinte edhe deri në 20 000 euro, ndërkohë që pretendohet se janë shitur katër bileta të ndeshjes finale.
Historia për shitjen e biletave për ndeshjen finale të Botërorir nisi, kur FIFA kërkoi nga Unioni Radiodifuziv Evropian një raport për shitjen e biletave. Një kërkesë e tillë iu dërgua edhe radiotelevizionit kroat HRT, sepse, mbi bazën e numrave të serisë së biletave që ishin shitur në “të zezë”, dilte se këto bileta i kishte marrë HRT-ja. Më pas, filloi hetimi dhe në bisedën përkatëse u thirrën një komentator sportiv dhe një koordinator ndërkombëtar. Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për Drago Qosiçin dhe Sasha Dediçin. Nëse procedura disiplinore do t’i shkojë deri në fund këtij rasti, atëherë, pritet që dënimi të jetë i rëndë, deri në heqjen nga puna të personave të përshirë në këtë rast.
Sfidanti.al