Nuk ishte momenti për të gabuar, tani që ka edhe vetëm 4 ndeshje deri në fund, por ja që ndodhi. Interi i trajnerit Simone Inzagi duhet ridimensionuar paksa pas disfatës në Bolonjë, ndonëse ekipi kuqeblu ka treguar se mund t’ia dalë ndaj çdo kundërshtari. Gjithsesi, për kampionët duhej të kishte qenë fitore, aq më tepër në avantazh 1-0. “Jemi të zhgënjyer, – pohoi Inzagi që nuk mundi ta fshihte mërzitjen, – ishim në kontroll total të ndeshjes dhe goli i parë nuk duhej të ishte pësuar ashtu. Për gabimin e (portierit) Radusë, nuk dua ta bëj me faj sepse është i ri, portier shumë i mirë dhe stërvitet fort. Hapin e gabuar mund ta bëjë kushdo, edhe pse nuk e kemi fatin tonë në dorë. Ka edhe 12 pikë në lojë dhe duhet të fitojmë 4 ndeshjet e mbetura”.
Sfidanti.al