Epo nuk thonë kot që janë forcë e madhe, dhe se bëhet fjalë për “gjysmën” e burrit. Jurgen Klop ka padyshim ambicie të mëdha personale, ka përgjegjësi ndaj tifozëve dhe emrit të tij, si dhe dëshiron të fitojë sa më shumë trofe, por siç thonë në Angli, ai u ndikua fort nga gruaja e tij në vendimin për të rinovuar kontratën me Liverpulin. Ishte një dalje kundër vetes, pasi trajneri gjerman kishte deklaruar se do të largohej nga të kuqtë në 2024, pasi të përfundonte kontratën. Mesa duket do të ndodhë e kundërta, dhe ai do të vazhdojë “udhëtimin në pranverë”, me ekipin që këto kohë po cilësohet si më i miri në Europë, ashtu si në 2019 apo 2020. Klopi u shpreh më herët i lodhur, por duket se “karburanti” në “motorin” e tij mbetet i shumtë ndaj edhe pranoi zgjatjen e bashkëpunimit. Ai mori detyrën në “Anfild” në 2015, dhe do të jetë tepër jetëgjatë në 2026.
Sfidanti.al