Inzagi do finale, por Interi i tij ka 403 minuta pa gol

Në përfundim të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë nuk mund të ishte i kënaqur me atë që bënë lojtarët e tij, por nuk i kritikoi, të paktën jo publikisht. Simone Inzagi e di se trajneri duhet të jetë i ekuilibruar dhe ende shpreh besimin tek Interi i tij me probleme. “Objektivi ynë është finalja e kupës, – thotë ai, – do të provojmë ta arrijmë në ndeshjen e dytë. Nuk i lejuam vetes që të rrezikohemi, ndonëse duhet të bëjmë më shumë në sulm”. E pra sulmi duket “Thembra e Akilit” për zikaltërit, pasi sipas statistikave ekipi ka 403 minuta radhazi pa shënuar gol. Rrjeta e fundit ishte ajo e Edin Xhekos në stadiumin “Maradona” ndaj Napolit (1-1) në Serinë A në 12 shkurt.

Sfidanti.al