Edhe Milani u duk “i vogël”, por Piolit i pëlqeu jashtë mase!

Arrigo Saki i kritikoi të dyja skuadrat lombarde duke thënë se tifozët meritronin më shumë në derbin e parë të kupës. Mediat italiane theksuan se “Milani dhe Interi u treguan skuadra të vogla, duke i dhënë më shumë zemër Spaletit të Napolit dhe më shumë shpresë Alegrit të Juventusit”. Gjithsesi, Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, ka një këndvështrim të kundërt. “Skuadra më pëlqeu jashtë mase, – tha ai, – pas një paraqitjeje të tillë duhet të marrim më shumë besim, të jemi më shumë të ndërgjegjshëm në forcat tona. Më vjen keq vetëm që nuk arritëm të ishim shumë mirë në pasimin e fundit, por meritonim ne që të fitonim”. Në datë 6 mars vjen ndeshja e fortë e Serisë A në fushën e Napolit, një përballje direkte për titullin. Pioli thotë se “sa më shumë të vështira të jenë pengesat, aq më e bukur është kur i kalon”.

Sfidanti.al