Mbrojtësi i qendrës është në muajt e fundit të kontratës dhe sezonin që vjen do të jetë tek Dortmundi. Gjithsesi, trajneri Julian Nagelsman synon që Niklas Zyle të luajë sa më shumë ndeshje deri në fund të majit dhe të ndihmojë ekipin për të fituar trofe, diçka që nuk është aq e sigurt. Zyle pati një tjetër problem në shpinë, një dhimbje për shkak të një dëmtimi, dhe mungoi në stërvitjen publike që bëri Bajerni për kënaqësinë e tifozëve. Këta të fundit nuk e panë Zylen në fushë. Ky është një problem sepse Lykas Hernandez mungon për shkak pezullimi. Leon Gorecka dhe Manuel Nojer shpresohet të jenë në ekip ndërsa vazhdojnë rikuperimin pas dëmtimeve. Në “Zebener Shtrase” nuk ishin po për shkak të dëmtimi Toliso dhe Alfonso Dejvis.
Sfidanti.al