Prej ndeshjesh Interi nuk pesonte gol ne Serine A dhe kete seri e prishi ne Torino ndaj skuadres granata e drejtuar nga Valter Maxarri. Ironia e fati deshi qe ky ndeshkim i ardhur nga torinezet te kete si autor nje ish futbollist zikalter, Adem Ljajic qe i dhuroi 3 pike skuadres se tij.
Ishte minuta e 36 e sfides kur Ljajic pas nje pasimi te marre nga De Silvestri ndeshkoi Interin me golin e tij qe mbeti me fuqi deri ne fund te 90 minuteshit. Per Interin keqardhja e madhe eshte humbja e rasteve te shumta qe mund te kishin ndryshuar gjithcka nese do te konvertoheshin ne gol. Perishic u ndal nga tramversa, Rafinja goditi shtyllen, ishin keto dy momentet me pikante per Interin qe mbetet 1 pike larg Romes ne klasifikimin e Serise A.
Sfidanti.al