Unioni evropian i futbollit, UEFA, ka nisur një procedurë disiplinore kundër Barcelonës, për shkak të incidentit në “Kamp Nou” gjatë kohës së ndeshjes çerekfinale të Champions-it me Romën. UEFA ka akuzuar Barcelonën se nuk kishte marrë asnjë masë që tifozët e saj të mos hidhnin sende të fortë në fushë. Rasti në fjalë do të shqyrtohet më 31 maj, ndërkohë që komisioni përkatës, po atë ditë, do të shqyrtojë edhe rastin e Liverpulit.
Barcelona, në ndeshjen e parë, mundi 4-1 Romën në kuadrin e Champions-it evropian, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme.
Sfidanti.al