Doping edhe në MotoGP? Kraçlou bën paralajmërimin

Kush e mendon që ka doping edhe në motociklizëm? Askush, megjithatë është dikush që vë alarmin në lidhje me këtë fenomen negativ që është gangrena e botës sportive. Është pikërisht piloti britanik Kal Kraclou që ka deklaruar se ka pilotë që përdorin doping në Moto GP.

‘Jam i sigurt se këtu dikush përdor substanca të ndaluara dhe diuretikë për të humbur peshë pa bërë shumë sakrifica-tha Kraçlou-madje përdoren edhe shiringat. Ai që mendon se këtu nuk ka persona që përdorin doping e ka gabim dhe ka krijuar thjesht një iluzion. Ne duhet të tregojmë se nuk kemi asgjë për të fshehur. T’u nënshtrohemi testeve më të fortë antidoping. Kontrollet aktuale antidoping janë të pamjaftueshme. Ka ardhur koha për ndryshim’

Aktualisht pilotët e MotoGP iu nënshtrohen 2-3 testeve antidoping në vit, por tani ata i kërkojnë Dornës që t’u jepet mundësia për të bërë më shumë kontrolle të tilla.

sfidanti