Interi ne dileme, Conte apo Simeone? Ja superoferta zikaltër

Antonio Conte dhe Diego Pablo Simeone, janë këto dy kandidaturat e preferuara të kompanisë Suning për stolin e Interit. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’,  Stefano Pioli nuk po i bind pronarët e klubit zikaltër me këta të fundit që kanë përgatitur edhe një plan në këtë pikë. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Interi është gati t’i ofrojë Contes apo Simeones një kontratë 5 vjecare me 10-11 milionë Euro në sezon, një pagë që më parë te skuadra milaneze e ka përfituar vetëm Jose Mourinho. Por jo vetëm kaq, drejtuesit e Suning flasin edhe për një projekt të ri që mund të stimulojë trajnerët dhe pjesë e këtij plani është edhe blerja e futbollistëve të rëndësishëm në merkaton e transferimeve.

sfidanti.al