Interi mund të festojë zyrtarisht për Hakimin, me formulën 40+5!

Dikush tha se nuk arrinte ta kuptonte sjelljen e Realit në rastin e Ashrafit! Futbollisti i krahut të djathtë kaloi zyrtarisht nga Dortmundit tek Interi, ndërsa paratë e kartonit u paguan në “Santiago Bernabeu”. Italianët mund të festojnë se ia arritën qëllimit me një lojtar shumë të mirë, siç është marokeni, ndërsa Reali mori 40 milionë euro në dorë, plus 5 milionë që do të jenë shpërblime të ndryshme, në rast realizimi të objektivave.

Në kohën e krizës së koronavirusit, me humbje të mëdha ekonomike, në Madrid po mendojnë politikën e “shtrëngimit” të rripave, të mbledhjes së financave të nevojshme për të paguar rrogat e lojtarëve, dhe për t’u mbështetur tek lojtarët që aktualisht i kanë. Interi, që dëshiron të nisë një cikël fitues, dhe që ka shtysën kineze nga pas, mund t’ia lejojë vetes këtë shpenzim, ndërsa priten Tonali apo Kumbulla, pse jo ndonjë tjetër. Kontrata e Ashraf Hakimit në Milano vlen deri në 2025, ndërsa lojtari me origjinë marokene është rritur në Akademinë e Realit. Rroga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al