Interi merr vendimin; shkarkon Piolin pa përfunduar sezonin

Stefano Pioli nuk është më trajneri i Interit. Klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate të publikuar në mbrëmjen e së martës zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit italian nga detyra kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit. Në komunikatën e tij, Interi deklaroi se drejtimi i skuadrës për kohën e mbetur të sezonit do t’i besohet sërish Stefano Vecchit, ashtu sikurse ndodhi edhe në momentin e shkarkimit të Frank De Boer. Pioli e mori drejtimin  e Interit në nëntor të 2016, por pas 6 muajsh e pa veten jashtë skuadrës milaneze.  Ato që ndikuan në vendimin  e drejtuesve të Interit për ta larguar trajnerin italian ishin rezultatet e 7 ndeshjeve të fundit me Interin që regjistroi 2 barazime dhe 7 humbje. Por jo vetëm kaq, Interi bëri zyrtare edhe ardhjen në bordin drejtues të klubit, të ish Drejtorit Sportiv të Romës, Walter Sabatini.

sfidanti.al