Runin duhet ta zëvendësojë një  jashtë serie dhe Murinjo e ka gjetur atë!

Uejn Runi është legjenda e Mançester Junajtidit dhe për këtë askush nuk ka dyshim. Por, sidoqoftë, tani, ai po luan vitet e tij të fundit, kështu që Murinjo po planifikon që t’i gjejë atij një pasues të denjë që të jetë më i ri, por, po ashtu, të jetë edhe një yll i madh si Runi. Për këtë arsye, Murinjo ka vendosur që këtë rol t’ia japë që ta luajë Marko Rojsit. Rojsi është tipi i lojtarit që mund të depërtojë lehtë përmes mbrojtjes, pasi është i shpejtë dhe ka një vizion të shkëlqyer të lojës.

I vetmi problem që ka ai, janë dëmtimet që e mundojnë atë. Mbas një dëmtimi të fundit, atij i duhej që të pauzonte gjashtë muaj, por, sidoqoftë, tani, ai është kthyer në fushë, madje, edhe më i mirë sesa më parë. Firmën e tij e kërkon edhe Atletiko e Madridit, por nuk ka shumë dyshime se epërsi ka ManU-ja, pasi Murinjo ka më shumë para në dispozicion.

Sfidanti.al