Interi luan ndaj Sassuolos; në San Siro e pret ‘ferri’ i tifozëve të tij

Interi do të luajë ndaj Sassuolos në San Siro por për zikaltrit nuk do të jetë e lehtë pasi do t’i duhet të përballet me një kontestim të fortë të tifozëve të tyre. Mjafton të shohësh mesazhin e publikuar nga tifozët Ultras të interit për të kuptuar cfare ferri e pret Icardin e të tjerët në këtë ndeshje. ‘Të mallkuar! Nuk jeni të denjë-ishte mesazhi i publikuar nga tifozët e Interit që do të shfaqet edhe në shkallët e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes që është një shenjë e qartë që tregon se ky kontestim do të jetë shumë i fortë. Në 7 ndeshjet e fundit Interi ka marrë vetëm 2 pikë, gjë që solli edhe shkarkimin e Piolit, ndërkohë që tifozeria zikaltër pësoi zhgënjimin e radhës.

sfidanti.al