Gerard Pique nuk do të jetë në dispozicion të Luis Emnriques në ndeshjen që Barcelona do të zhvillojë ndaj Las Palmas. Sipas ‘Catalunya Radio’ qendërmbrojtësi i kampionëve të Spanjës u shtrua në spital për shkak të një viroze. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë me Pique që do të duhet të qëndrojë në kontrollin e mjekëve. Vetë Luis Enrique e konfirmoi mungesën e 30 vjeçarit për ndeshjen që do të zhvillohet në Gran Canaria nëpërmjet një konference për shtyp ku tha se Pique nuk ndihej mirë që nga fillimi i javës dhe shpreson që ai që përmirësohet sa më shpejt.
sfidanti.al