Kur Zhoze Murinjo e mori në janar të vitit të kaluar, nuk e mendonte se çfarë “guri” po i varte në “qafë” Mançester Junajtidit. Aleksis Sançezi mori një rrogë që arriti në 560 000 paundë stërlina në javë, bashkë me të drejtat e imazhit, diçka që shumë pak klube në botë mund t’ia japin, ndoshta vetëm 3-4 të tillë. Sot, Interi e pëlqen sulmuesin nga Kili, dhe trajneri Antonio Konte e quan element të rëndësishëm për zbatimin e ideve të tij taktike (me skemën 3-5-2), por pengesë nuk është cilësia e lojtarit, veçse rroga.
Do të duhet që Aleksis të pranonte një ulje rroge me të paktën 9 milionë paundë stërlina në vit, diçka vërtet e jashtëzakonshme, pasi zikaltërit mund t’i japin vetëm 5 milionë paundë. Së fundi, ideja e Interit ishte ajo e huazimit të kilenit, për të përballuar më mirë pagën vjetore, me shpresën që Junajtidi të paguajë një pjesë të rrogës. Pak a shumë, një imitim i veprimit të Bajernit me Kutinjon, veçse bavarezët nuk patën vështirësi për të përballuar rrogën e brazilianit të huazuar nga Barcelona.
Sfidanti.al