Interi humbi vetëm 12 milionë euro nga “ëndrra Ikari”!

Klauzola për të cilën këmbëngulej ishte 70 milionë euro, dhe në pamje të parë duket se klubi italian bëri një dorëzim. Nuk mund të jetë ashtu, sidomos sepse jemi në kohë të koronavirusit, dhe të ardhurat e vlerat kanë rënë. Akordi mes Interit dhe Paris SG për Mauro Ikardin mund të quhet një sukses, me 50 milionë euro të paguara menjëherë dhe me 8 milionë euro të tjera që vijnë si shpërblime të ndryshme. Do të thotë se zikaltërit humbën vetëm 12 milionë, por fituan shumë në kushte të tilla. Bepe Marota dhe Antonio Konte po mendojnë menjëherë se çfarë do të bëjnë me këto para. Duhet një sulmues dhe zgjidhja me koston më të ulët, për momentin, është Edinson Kavani. Gjithsesi, ëndrra është për regjisorin e mesfushës, Sandro Tonalin.

Sfidanti.al