Do të luhet nesër dhe, ndonëse jashtë fushe, shanset janë për të fituar tri pikët dhe të paktën për të mbajtur distancën me Bajernin, por edhe me rivalët që janë prapa. Borusia e Dortmundit, gjithsesi, e ka të qartë se emri Paderborn nuk është kaq i thjeshtë sa në shqiptimin në gjermanisht. Ndeshja e fazës së parë nuk është harruar, me barazimin 3-3 në “Signal Iduna Parkun” të mbushur me 82 000 spektatorë, dhe me praninë e “Murit të Verdhë”.
Kujtimi i asaj ndeshjeje e prish qetësinë e klubit të Ruhrit dhe të trajnerit Lysien Favre, i cili duket se u vu në diskutim që në atë kohë. Reagimi në pjesën e dytë, pas humbjes 0-3 në të parën, e shpëtoi disi situatën pasi shifrat përfundimtare ishin 3-3, veçse në brendësi të ekipit pati debate, siç i pohon drejtori sportiv, Mikael Cork. “Pas asaj ndeshjeje pati disa procese në skuadër, – pohoi Corku, – nuk duam kurrë që të luajmë si në pjesën e parë ndaj Paderbornit. Shumë procese u lindën në atë kohë”. Favre thotë se është i përqëndruar tek puna dhe jo tek fati i tij, por një rezultat jo i mirë këtë të diel, mund të krijonte procese të tjera.
Sfidanti.al