Interi harron Kupën dhe mendon Napolin, titulli është objektivi i vetëm!

Ndaj Liverpulit në Itali thuhet se do të jetë thuajse e pamundur që të kualifikohet në Champions. Edhe tek Interi e dinë se shanset nuk janë shumë të mëdha, ndaj edhe përqëndrimi i vetëm i sezonit duhet të jetë Seria A, ku humbja me Milanin prishin shumë punë, dhe për dreq në radhë është sfida ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”. Do të duhet Interi më i mirë për t’ia dalë ndaj një skuadre që shpesh është e papërballueshme në fushën e vet. Trajneri Simone Inzagi lavdëroi lojtarët e tij pas kualifikimit në Kupën e Italisë ndaj Romës duke thënë se “patën një reagim të madh, një reagim prej kampionësh”. Edhe Roma tashmë duhet harruar, ndërsa në Napoli nuk luan Bastoni, i dëmtuar dhe i pezulluar. Inzagi duhet të zgjedhë në vend të tij njërin prej D’Ambrozios, Dimarkos apo Darmianit. Trajneri duhet të mendojë për sulmin, pasi Lautaro Martinez duhet të kthehet titullar, por Xheko vështirë të ulet në stol dhe Aleksis Sançez po kalon një formë të madhe.

Sfidanti.al