Bardhi sillet si ballkanas në Spanjë, por milionerët vështirë se bëjnë burg!

Futbollisti i Levantes dhe i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut u ndalua dhe u shoqërua nga policia pasi u gjet pa një licencë drejtimi (patentë) të dhënë nga autoritetet spanjolle. Në momentin që “blutë” e ndaluan, Enis Bardhi u tregoi atyre një patentë të lëshuar në Maqedoninë e Veriut (dikur Maqedoni) dhe që ishte krejtësisht false. Sipas policisë, futbollisti ishte krejtësisht i ndërgjegjshëm se po udhëtonte me një licencë të gënjeshtërt dhe kjo e rriste shkallën e tij të fajita. Dënimi sipas gjykatës është 4 muaj burg dhe rreth 2 000 euro gjobë, por siç u ndodh futbollistëve profesionistë, që janë milionerë dhe “mall” i rëndësishëm për biznesin e këtij sporti, shqiptari nga Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë burg nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë periudhës 2-vjeçare në të cilën është lënë në provë.

Sfidanti.al