Do dhe një muaj që të luhet Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, por në Meazza gjithcka është ezauruar. Interi afroi datën e shitjes së biletave pasi pa që në ndeshjet mes Fiorentinës dhe SPAL numri i shikuesve në stadium ishte mesatarisht 55 mijë persona, dhe tifozët u përgjigjën pozitivisht. Në fakt janë shitur ppothuajse të gjitha biletat, ndërkohë që ekziston edhe një mundësi tjetër për të qenë i pranishëm në San Siro për të parë këtë përballje. Dukle qenë se fushata e abonimeve nuk është mbyllur ende dhe kanë mbetur në dispozicion edhe 1500 tesera, është e mundur që të blihet bileta për të gjithë sezonin. Milan dhe Interi janë klubet me më shumë abonentë dhe falë kësaj sfide mund të shënohet një tjetër rekord t6ë ardhurash nga biletat për Serinë A, ndërkohë që ai aktual mbahet pikërisht nga Interi me 3.9 milionë Euro të përfituara nga biletat e sfidës me Juventusin në 18 nëntorin e 2016.
sfidanti.al