Nico Rosberg u largua nga garat e Formula 1, por jo nga ambientet e garave autombolistike. Në fakt kampioni i botës në fuqi i këtij kampionati është bërë pjesë e stafit menaxherial të Robert Kubica për të punuar me të për një rikthim të mundshëm në Botërorin e Formula 1. Lajmi që më parë u publikua nga portali Motorsport , u konfirmua nga vete Nico Rosberg nëpërmjet një postimi të tij në Tëitter. ‘Jam shumë i lumtur që do të punoj me Robert Kubicën për kthimin e tij në F1-shkruante Rosberg-
Ai dhe Hamilton janë pilotët më të shpejtë me të cilët kam garuar në karrierë’, një postim që ishte e shoqëruar edhe nga një foto e të 3 protagonistëve kur ishin shumë të rinj. nuk do të jetë një mision i lehtë ky për Rosberg, duke qenë se Renault, me të cilën Kubica kreu teste në Budapest zyrtarizoi arritjen e Sainz që do të jetë në vend të Joylon palmer, ndërkohë që Hulkenberg është i konfirmuar. Me pilotët e force Indias të blinduar dhe me Alonson drejt rinovimit me Mclaren, për Kubican mund të hapen dyert e Ëilliams që ende nuk e ka konfirmuar Felipe Massën.
sfidanti.al