Ku ka zë s’është pa gjë; McLaren ‘divorc’ zyrtar me Hondën, ‘martesë’ me Renault

Ndarja mes McLarenit dhe Hondës ka qenë tema kryesore e diskutimeve në javët e fundit në ambientet e Formula 1. Tani ajo është zyrtare. McLaren nëpërmjet faqes së saj të internetit bëri të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë japoneze të furnizimit me motorë në përfundim të këtij sezoni. McLaren dhe Honda nisën të punojnë së bashku përpara 3 vitesh por rezultatet kanë qenë mjaft të dobëta keshtu qe ato e mbylle aventurën mes tyre në Botërorin e Formula 1. Në të njëjtën kohë, McLaren bëri të ditur edhe arritjen e një marrëveshje me Renault me kompaninë franceze që do të marrë përsipër rolin e furnizuesit me motorë. Renault do të shkëputet nga Toro Rosso për t’ia lënë vendin Hondës, duke marrë me vete edhe Carlos Sainz Jr. Lëvizja e fundit e McLaren duket se hedh dritë edhe mbi të ardhmen e Fernando Alonsos me spanjollin që është shumë pranë rinovimit me skuderinë britanike.

sfidanti.al