Inter, alarmi Brozovic; kroati rrezikon derbin me Milanin

Interi nuk merr lajme të mira nga kroacia. Zikaltrit rrezikojnë që të mos kenë në dispozicion Brozovic për ndeshjen derbi me Milanin që do të luhet në 15 tetor. mesfushori pësoi një dëmtim muskular gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Finlandës dhe nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e fuindit të eliminatoreve që përfaqësuesja e tij do ta luajë ndaj Ukrainës. Mësohet se Brozovioc do të kthehet në Milano për të nisur menjëherë punën për riaftësimin e tij në mënyrë që të jetë në fushë në përballjen me kuqezinjtë. Brozovic e la fushën e lojes në sfidën mes Kroacisë e Finlandës në minuën e 54. Stafi mjekësor i Interit hyri në kontakt me atë të përfaqësueses kroate dhe shprehu gatishmërinë që të nisë përpojekjet për të kuruar futbollistin i cili në dy ndeshjet e fundit në kampionat ka qenë në formacionin bazë të interit që do të thotë se zikaltrit rrezikojnë të humbasin një element të rëndësishëm për derbin e Madonninës.

sfidanti.al