Fundjava e ndeshjeve eliminatore ka qenë një motiv relaksi për shumë futbollistë, por jo për Wayne Rooneyn. Sulmuesi i Evertoni në fakt përfitoi nga fakti që këtë fundjavë nuk kishte kampionat për të zbatuar dënimin e tij më 100 orë shërbimi në komunitet pasi u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘Mirror’, Rooney u paraqit në mëngjesin e së premtes në Qendrën Prestbury të personave me nevoja speciale, që është shumë pranë banesës së tij luksoze. Me të hyrë brenda, Rooney kreu të gjitha detyrat që kishte në lidhje me mirëmbajtjen e kësaj qendre duke ndihmuar në kopshtari e artizanat, përpara se të largohej në orën 15:00 të pasdites. Mësohet se Rooney u shfaq i kënaqur punen e bere në qendrën Prestbury, i njëjti institucion ku kishte punuar edhe Tevez gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester United
sfidanti.al