Të jesh pjesë e ekipit italian të Palermos duhet të jetë, më të vërtetë, diçka mjaft interesante, pasi atje ndodhin gjëra të pazakonta. Deri kohët e fundit, president i Palermos ka qenë Mauricio Zamparini që kishte një mani që t’i ndërronte trajnerët, sikurse ndërronte çorapet. Pasardhës i tij është Pol Bacalini, një biznesmen amerikan që nuk mungoi të përformoi shfaqjen e tij në një konferencë shtypi. Që t’u mbushte mendjen gazetarëve se ai nuk është as narkoman dhe as një ish-i burgosur dhe t’u tregonte atyre se Palermon ai e ka në zemër, ai tregoi tatuazhin e tij kushtuar Palermos që e kishte bërë pranë zemrës së tij, duke i hequr rrobat dhe duke i bërë të pranishmit që të qeshnin.
sfidanti.al