Kylian Mbappe ishte afër Real Madridi vite më parë, por në fund nënshkroi me Monacon.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se sulmuesi i talentuar i Monacos, Kylian Mbappe, ishte afër nënshkrimit me Los Blancos vite më parë, por në fund zgjodhi Monacon.
Duket se lojtari nuk u ka pëlqyer atë kohë madrilenëve, pasi Mbappe ishte në teste në Madrid, por më pas u rikthye në vendlindje për të nënshkruar me Monacon, ku edhe po shkëlqen sot – i cili ka shënuar 17 gola në 31 paraqitje deri më tani.
“Mbappe ishte afër nënshkrimit me Madridin, por më pas shkoj te Monaco. E dimë se çfarë lojtari është dhe ajo që po bën në moshën 18 vjeçare”, deklaroi Zizu.