Mauro Icardi vazhdon të dërgojë mesazhe dashurie për Interin edhe tani që është vënë në shënjestër të kritikave të tifozëve. Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, Icardi u ka premtuar sërish besnikëri ndaj zikaltërve që nuk janë në momentin e tyre më të mirë. ‘Champions League? Do ta luaj me këto ngjyra-shkruan Icardi-sepse është skuadra që më bëri të rritem, sepse është skuadra që mundësoi të arrij aty ku kam ëndërruar, sepse është skuadra që më dha përgjegjësinë e të qenit Kapiten e ta përfaqësoj me Krenari e Nder, GJITHMONË, në momentet e bukura e sidomos në ato negative, për këto e arsye të tjera e sidomos sepse është skuadra që DUA!!#ForzaInter #SolaNonLaLascioMai #amala #MI9”.
Sfidanti.al