Alonso rikthehet në SHBA, merr pjesë në provat e ‘Indianapolis 500’

Fernando Alonso la Barcelonën të dielën për t’u kthyer në SHBA ku ai vijoi përgatitjet për garën ‘Indianapolis 500’. Piloti spanjoll që në këtë eveniment do të garojë me skuadrën Andretti Autosport, ishte i pranishëm në provat e zhvilluara në pistën ovale të Brickyard ku bëri një paraqitje relativisht të mirë. Në sesionin e parë, 35 vjecari arriti shpejtësinë 357 km/h, ndërkohë që në të dytin regjistroi shpejtësinë 359 km/h duke u renditur në vendin e 19 nga 32 pjesëmarrës dhe të mendosh që Alonso është debutues në këtë garë. Piloti më i shpejtë në këto prova rezultoi shoku i skuadrës së Alonsos Marco Andretti me 364.2 km/h i ndjekur nga Scott Dixon në vendin e dytë dhe Ed Carpenter në të tretin.

sfidanti.al