Hysaj si Higuain? Napoli as që e shkon ndër mend; frenon oreksin e Juventusit

Te Napoli askush nuk dëshiron që historia e Gonzalo Higuain të përsëritet me Elseid Hysaj. Media italiane së fundmi ka folur për shfaqen e interesit nga ana e Juventusit për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Fabio Paratici hyri në kontakte me agjentin e futbollistit, Giuntoli për të parë mundësitë që ka Juventusi për të siguruar shërbimin e Hysajt që ka me Napolin një kontratë me klauzolë të zgjidhjes së saj prej 50 milionë Euro që vlen vetëm për klube jashtë Italisë. Klubi napoletan ka qenë kategorik në qëndrimin e tij teksa e ka refuzuar mundësinë e shitjes së Hysajt, ndërkohë që edhe vetë 23 vjeçari shqiptar e ka mohuar kalimin te Zonja e Vjetër.

sfidanti.al