Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, e ka lavdëruar yllin e ri të Argjentinës, Paulo Dybala.
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain e ka krahasuar Paulo Dybalan me yllin e Barcelonës, Lionel Messin. Dybala është duke shkëlqyer në fanellën e Juventusit që prej transferimit nga Palermo në verën e vitit 2015.
“Ata janë të njëjtë. Messi e dëshmon çdo ditë që është më i miri. Paulo është ende i ri, 23-vjeç dhe e gjitha varet nga ai. Ai ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë kampion, por duhet të jetë i fortë mendërisht”, ka deklaruar Higuain.
“Kur ju arrini në nivele të larta shumë shpejt nuk është e lehtë të qëndrosh aty për shumë vite. Do të ketë ulje dhe ngritje, duhet të mbani ekuilibrin dhe të mos dëgjoni shumë kritikat dhe lëvdatat”, shtoi ish-sulmuesi i Napolit dhe Real Madridit.