Përbyset anija në Uganda, mbytet një ekip futbolli

Të paktën 30 persona janë mbytur, pasi anija që po lundronte me një skuadër futbolli në bord, është fundosur në lumin Albert, në Uganda. Mjeti i mbingarkuar, që po barte 45 persona, nuk ka mundur të mbante drejtpeshimin, për shkak se shumë prej pasagjerëve kishin kaluar në njërën anë të saj, raporton  AFP, duke iu referuar birimeve të policisë.

Në anije, veç skuadrës së futbollit ishin edhe një grup tifozësh që i shoqëronte, ndërkohë që raportohet se 15 persona janë shpëtuar.