Tifozët napoletanë nuk e kanë harruar ende largimin e Higuain në verë dhe tani që po vjen periudha e Krishtlindjeve, fjalën e kanë artizanët, të cilët janë të papërsëritshëm në përgatitjen e statujave, që prodhohen për t’u vënë në skenën e lindjes së Krishtit. Kështu napoletanët, midis atyre të San Jozefit, Marias, apo Maradonës e Puçinelës, këtë vit është edhe Higuain.
Pikërisht ai, tradhëtari, i cili është prezantuar me uniformën e re bardhezi dhe pas tij është vendosur një tabelë, ku është shkruar me dialekt diçka që në shqip përkthehet: “Zemër mosmirënjohëse… ose jobesimtare”, shoqëruar me numrin 71, që napoletanët identifikojnë një njeri me vlera të ulta. “Këto janë statujat më të shitura”, thotë një nga artizanët. “Të gjithë duan Higuain me numër 71 dhe jo portretin klasik. Ndërsa midis futbollistëve të Napolit, statujat më të kërkuara janë ato të Hamshik dhe Reina”.