Hamshiku po “plas” nga vetëbesimi: “E meritojmë të dalim kampionë”

Napoli ka pothuajse 30 vite që pret titullin e kampionit të Serisë A, një “agjërim” ky që, sipas kapitenit të ekipit, Marek Hamshik, do të duhet që të marrë fund gjatë këtij viti kalendarik. Napolitanët, mbas raundit të 20-të të kampionatit italian, kryesojnë tabelën, por, sidoqoftë, kanë vetëm një pikë më shumë se Juventusi titullmbajtës, kështu që, deri në fund, pritet një garë e ashpër, të cilën, sikurse shpreson Hamshiku, do ta fitojë Napoli. “Unë ëndërroj që ne ta fitojmë Skudeton dhe jo vetëm unë, por edhe tifozët, presidenti De Laurentis, bashkëlojtarët… Ne luajmë një futboll të jashtëzakonshëm dhe e meritojmë që të dalim kampionë”, vuri në dukje Hamshiku.

Napoli, në historinë e tij, ka fituar dy tituj kampioni dhe këtë e ka bërë, kur me të luante Diego Maradona, në vitit 1987 dhe 1990.

Sfidanti.al