Mesi, mesazh mirenjohje per mesuesin e tij Ronaldinjo

Terheqja nga futbolli i Ronaldinjos ka sjelle reagimin e shume emrave te njohur te futbollit qe menduan te bejne homazhet e tyre ndaj ketij talenti qe dhuroi magji me levizjet e tij ne fushen e gjelber. Ne menyre te vecante ai qe deshi te beje nje homazh te tille eshte pikerisht Lionel Mesi i cili nepermjet nje postimi ne Instagram shprehu mirenjohjen e tij ndaj brazilianit.

‘Sic e kam thene gjithnje, kam mesuar shume prej teje-iu drejtua Mesi Ronaldinjos ne postimin e tij-do te te jem gjithnje mirenjohes pasi m’i lehtesove gjerat kur erdha ne skuadren e pare. Kemi ndare shume gjera dhe jam i kenaqur per kete sepse pervecse nje fenomen me topin je edhe nje njeri shume i mire dhe kjo eshte ajo qe ka me shume rendesi.

Edhe pse vendose qe te largohesh, futbolli nuk do ta harroje kurre buzeqeshjen tende. Te uroj te gjitha te mirat, Ronaldinjo’.

Sfidanti.al