E largojnë Mark Hjuxhin, Pol Lambert trajner i ri i Stouk Sitit..

Ekipi i Premier Ligës angleze, Stouk Siti, ka angazhuar Pol Lambertin si trajner të ri të vetin, duke zëvendësuar në këtë detyrë trajnerin e deritanishëm, Mark Hjuxh. Kryesia e Stoukut, paraprakisht, u përpoq që të arrinte marrëveshje me trajnerin e Republikës së Irlandës, Martin O’Nil, dhe me ish-trajnerin e Uesthemit Sllaven Biliç, por, mbas dështimit të bisedimeve me dy trajnerët e lartpërmendur, si alternativë më e mirë rezultoi ish-trajneri i Uollverhemptonit (Lambert).

Pol Lamberti ndeshjen e mbrëmshme mes Mançester Junajtidit dhe Stouk Sitit (3-0) e ndoqi nga tribunat e “Old Traffordit”, ndërkohë që ai do të debutojë në detyrën e re këtë të shtunë, kur Stouku do të presë në fushën e vet ekipin Hadersfild në javën e 23-të të Premier Ligës.

Sfidanti.al