Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka kërkuar nga superagjenti Zhorge Mendesh që ta ndihmojë atë për realizimin e tansferimit të yllit të ri të Totenhemit, Dele Ali. Ky mesfushor i ri i talentuar i Totenhemit, pak kohë më parë, u bë “klient” i agjencisë së futbollistëve që është në pronësi të menaxherit të njohur portugez, Mendesh që, në fakt, është një plus i madh për Perezin, sepse ai ka marrëdhënie shumë të mira me këtë superagjent. Mendeshi është njeriu që bisedoi me Realin në emër të Kristiano Ronaldos për transferimin e tij në “Santiago Bernabe”, kështu që njeriu nr.1 i Realit shpreson se ai do ta ndihmojë atë që të marrë në radhët e veta Dele Alin.
Rezultatet e dobta të Realit e kanë detyruar presidentin e tij që “t’i përveshë mëngët” dhe të fillojë të kërkojë “galaktikas” të rinj. Dele Ali që, gjatë 27 ndeshjeve të këtij sezoni ka arritur të shënoi nëntë gola dhe të japë 11 pasime golash, është bërë, gjithashtu, një nga objektivët kryesorë të Realit.
Sfidanti.al