Futbolli është i ashpër: Dikur ke qenë hero, por sot duan ta përzënë!

Sesa i ashpër mund të jetë futbolli, këtë e tregon ehe një rast nga Seria A… Deri pak muaj më parë, trajneri i Beneventos, Marko Baroni, konsiderohej si një hero i vërtetë i këtij qyteti italian, por, sot, ai nga një hero është shndërruar në një person non grata (të padëshiruar) në klubin e tij. Ky klub italian, pas 88 vitesh, arriti që të konkurronte në kampionatin më të fortë italian, Serinë A, por rezultatet e tij të deritanishme janë mëse zhgënjyese. Ajo që u duk si realizim i një ëndrre për tifozët e këtij ekipi, nga java në javë, u shndërrua në një ankth të vërtetë. Mbas nëntë ndeshjeve, Benevento nuk ka asnjë pikë dhe një golavarazh negativ prej 20 golash, ndërsa ka shënuar vetëm dy të tillë.

“Gazeta Delo Sport” shkruan se, për shkak të këtyre rezultateve të dobët, tifozët janë shumë të zhgënjyer nga Baroni, por kryesia e klubit ende i beson atij. “Jemi bërë një ekip, me të cilin po tallet e gjithë Evropa..”, “Megjithëse realizove ëndrrën tonë që e prisnim 88 vite, ka ardhur koha që të ikësh…”, “E dimë se mrekullitë nuk vazhdojnë gjatë, për më tepër pas blerjeve kaq të këqia, por, sidoqoftë, ne prisnim të merrnim ndonjë pikë, por jo asnjë”, janë disa nga komenet që kanë shkruar tifozët e Beneventos në rrjetet sociale.

Sfidanti.al