Fiorentina fitoi mes dhimbjeve dhe nderoi ashtu sic duhej kapitenin e saj Davide Astori te ndare nga jeta javen e kaluar. 1-0 ishte rezultati ke te cilin skuadra e Stefano Piolit mundi Beneventon dhe autori i golit ishte Vitor Hugo. Braziliani shenoi nje gol qe mund te thuhet se eshte me shenjen e fatit. Braziliani mori pikerisht vendin e Astorit ne fushen e lojes dhe mban fanelen me nr 31 qe eshte inversi i 13 e per me teper eshte edhe mosha e kapitenit te ndjere te Fiorentines.
Per me teper, per brazilianin kjo ishte ndeshja e 13 me fanelen viole dhe ishte lojtari i 13 per Fiorentinen qe gjen rrugen e rrjetes dhe e gjithe kjo ndodhi reth ores 13:00. Rastesi apo jo, eshte nje homazh i vertete per Davide Astorin.
Sfidanti.al