Frank Riberi ka pësuar një dëmtim mes gradës së 1 dhe të 2 të ligamenit kolateral medial të kaviljes së djathtë. Ky është verdikti I dalë pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga francezi pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Leces.
Frank Riberi e pësoi dëmtimiun e tij në pjesën e parë të ndeshjes pas një përplasje me Taktidis dhe që në fillim u duk se do të ishte dicka serioze duke qenë se futbollisti për të dalë nga fusha e lojës iu desh të mbahej te mjekët e skuadrës
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Fiorentina bëri të ditur se Riberi e nisi protokollin terapeutik dhe se gjendja e tij do të vlerësohet sërish në ditën e ardhshme. Për francezin duket se vështirë të mendohet se ai do të jetë në fushën e lojës për ndeshjet e ardhshme në Serinë A me Torinon, Interin e Romën përpara se kampionati italian të nisë pushimet e fundvitit.
Sfidanti.al