Financat e Napolit, “kostum” shumë i ngushtë për Insinjen!

Ish-agjenti i kapitenit, Antonio Otaiano, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Nuk është koha për të bërë qejf me paranë, por për të qenë të kujdesshëm dhe një klub si Napoli nuk mund të rrezikojë, shumë sepse e pëson më shumë sesa Juventusi, Interi apo Milani. Pyetja për Otaianon ishte nëse Lorenco Insinje do të rinovojë me ekipin e qytetit të lashtë partenope! “Mund të them vetëm se Napoli ka rregulla shumë të forta financiare, nga të cilat nuk lëviz lehtë, – thotë ai, – ndoshta janari mund të na janë disa të dhëna të tjera, sidomos lidhur me kalimin e krizës së koronavirusit. Përsa i përket Premier Ligës, nuk e di nëse Lorenco do të shkoë atje, por çdo lojtar dëshiron sot që të masë forcat në kampionatin më të bukur të botës”.

Sfidanti.al