Të gjithë duan të shkojnë tek Njukasëlli, sauditët i duan që të gjithë!

Me mbërritjen e pronarit të ri, sheikut dhe mbretit të Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, hapet një tjetër panoramë për “laraskat”. Njukasëlli mund të bëhet i madh si Paris SG dhe për ata që janë të pasur ka vetëm një rrugë, të blesh sa më shumë lojtarë të famshëm, qoftë edhe me moshë të kaluar. Njukasëlli po synon Kejlor Navasin e PSG-së në portë, Filip Kutinjon e Barcelonës në mesfushë, si dhe lojtarë si Garet Bejli i Realit të Madridit apo Mauro Ikardi i PSG-së për sulmin. Si trajner nuk merret vesh se kush mund të jetë pasi Konte nuk dëshiron të jetë në detyrë, e me gjasë do të jetë ish-trajneri i Romës Paulo Fonseka. Siç thonë mediat, “Njukasëlli i do të gjithë”, dhe “të gjithë duan që të shkojnë tek Njukasëlli”.

Sfidanti.al